Biznesmenët në Tiranë dhe institucionet shtetërore në Durrës janë debitorët më të mëdhenj të KESH-it. Gjatë tre viteve të fundit, borxhi, si pasojë e mospagesave të energjisë elektrike grumbulluar në Tiranë dhe Durrës, arrin 70 mln lek.
“Nuk do të tërhiqemi pa paguar lekët e energjisë elektrike. Sot ka filluar një aksion në të dy agjencitë dhe sportelet e tiranës me listat përkatëse, me dokumentacionin përkatës dhe me njerëzit në bashkëpunim dhe me Policinë Elektrike po ju presim energjinë të gjithë subjekteve debitorë ndaj KESH-it.”
“Nga debitorët më të rëndësishëm dhe më të prekshëm është dega e Shërbimit Qeveritar që është 13 mln lek; është Pallati i Kulturës me 12 mln lek të reja; është Pallati i Sportit me 7.3 mln lek, është Bashkia e qytetit të Kavajës me 30 mln lek.”
KESH-i pritet të sanksionojë për këto debi afro 32 subjekte në Tiranë dhe afro dyfishin në Durrës. /tvklan.al