Pas barazimit në derbi, Tirana ka një tjetër ndeshje të rëndësishme siç është ajo me Skënderbeun.
Bardheblutë e kanë detyrim fitoren, pasi është një ndeshje direkte për mbijetesë. Megjithatë, në prag të kësaj sfide, situata nuk është shumë e mirë.
Trajneri Bledi Shkëmbi, duhet të përballet me disa mungesa të rëndësishme, për shkak ndëshkimesh.
Henri Marku, Gledi Mici, Leon Kozi dhe Aldi Gjumsi, u ndëshkuan me karton të kuq ndaj Partizanit dhe nuk do të luajnë ndaj Skënderbeut.
Gjithashtu më herët, u ndëshkuan me karton të verdhë, Përgjoni dhe Ndreca, të cilët plotësuan numrin e kartonëve dhe do të jenë jashtë gjithashtu.
Shtuar këtu edhe mungesat prej dëmtimeve, situata përkeqësohet edhe më shumë për Tiranën, me stafin teknik, që duhet të bëjë ndryshime të shumta në formacion. /tvklan.al