Derbi mes Partizanit dhe Tiranës është shtyrë me 30 minuta. Sfida më e zjarrtë e kampionatit shqiptar ishte parashikuar të luhej në orën 13:30, por do të startojë në orën 14:00.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ky ndryshim është për bërë arsye logjistike dhe për të lehtësuar lëvizjen në zonën e stadiumit “Arena e Demave”.

“Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshja derbi Partizani – Tirana do të nisë në orën 14:00 dhe jo në 13:30 siç ishte planifikuar fillimisht.

Ky ndryshim është bërë për arsye logjistike dhe për të lehtësuar lëvizjen në zonën e stadiumit, duke u mundësuar tifozëve të mbërrijnë në kohë në Arenën e Demave”, thuhet në njoftimin e FSHF.

/tvklan.al