Europa League, hidhet shorti i Play Off
Në Play Off të Europa League, Tirana do të përballet me Yang Boys të Zvicrës. Ndeshja do të zhvillohet në Wankdorf Stadium të Bernës më 1 Tetor. Shorti i hedhur në Nyon të zvicrës përcaktoi këtë sfidë si të parën e Play Off.
Skuadra e Emanuel Egbo do të duhet të përgatitet mirë për këtë takim që nëse nuk nxjerr fitues në 90 minutat e kohës së rregullt do të shkojë në kohën shtesë dhe tek penalltitë nëse do të jetë e nevojshme.
Bardheblutë duhet të përgatiten për të gjithë skenaret e mundshme.
Tirana duhet të luajë edhe kundër fatit pasi Young Boys janë skuadra kampione e Zvicrës dhe luajnë në fushën e tyre, ndonëse pa tifozë.
Tirana e kaloi me sukses turin e parë të kualifikueseve të Champions League pasi fitoi 2-0 në fushën e Dinamo Tbilisit.
Ndaj Crvena Zvezda në Air Albania pësuan në minutën e 61’, por fati i buzëqeshi duke u përzgjedhur nga UEFA për të kaluar direkt në Play Off të Europa League.
Nëse arrin të fitojë ndaj Young Boys, bardheblutë do të sigurojnë grupet e këtij kompeticioni.
Tv Klan