Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Dalëngadalë kryeqytetit po i rikthehet gjallëria edhe pse nuk është ajo e zakonshmja. Lëvizjet dhe zhurmat e automjeteve nëpër rrugë, janë shenja e parë e kalimit të festave.
Megjithëse shumica e dyqaneve edhe sot kanë qenë të mbyllura, ka pasur edhe nga ata njerëz që tregtinë e kanë në gjak. Tek-tuk mund të gjeje ndonjë dyqan hapur sa për të plotësuar nevojat e momentit, por lëvizja e qetë e njerëzve nëpër rrugë, dëshmon ende për atmosferën festive. Ashtu sikurse gëzimi i fëmijëve.
Për të qenë larg Tiranës zhurmuese, disa kanë preferuar një shëtitje nga Liqeni Artificial i Tiranës, karakteristike për festa. E megjithatë, pushimin mund ta bën edhe dy ditë të tjera, pasi të hënën në punë e shkollë.