Tirana fitoi titullin kampion të Shqipërisë në basketboll për femra pas 25 vitesh pritje.
Bardheblutë ndërprenë dominimin e Flamurtarit prej disa sezonesh radhazi. Suksesi u arrit pikërisht përballë skuadrës vlonjate të premtën në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet.
Tirana e fitoi me rezultatin 71 – 51 sfidën e katërt finale, që e mbyll serinë në 3 me 1.
Një zotërim i vajzave bardheblu të drejtuara nga Mirza Alibegaj në këtë takim, duke marrë kryesimin që në çerekun e parë dhe për ta ruajtur atë deri në fund.
Këtë sezon trofetë shkuan në ekipe të ndryshëm, pasi Kupa e Shqipërisë u fitua nga Partizani dhe Superkupa nga Flamurtari.
Tv Klan