Tirana mori fitoren e parë në kampionat, pas gjashtë barazimeve radhazi.
Bardheblutë triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Skënderbeut, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë në Superiore.
Pjesa e prë u mbyll me avantazhin e korçarëve, pas golit të Rashicës me penallti në minutën e 38-të.
Megjithatë fraksioni i dytë i lojës ishte një tjetër histori. Prenga bëri heroin për Tiranën, me një dopietë.
Sulmuesi barazoi shifrat në minutën e 47-të, ndërsa në të 73-ën, përmbysi rezultatin.
Avantazhin vendasit e ruajtën deri në fund, për të fitoren e parë sezonale.
Me këtë triumf, Tirana ngjitet në vendin e shtatë me 9 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet i teti me 7 pikë. /tvklan.al