Klubi: Shkak është bërë një çështje ku është palë e tretë

Një detyrim i papaguar dhe një gjyq i humbur si pasojë, sollën bllokimin e merkatos së Tiranës. FIFA vendosi që bardheblutë të mos bëjnë asnjë afrim në këtë hapësirë të Janarit. Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për një detyrim prej 200 mijë eurosh ndaj futbollistit Moktar Cisse, i cili ka qenë pjesë në sezonin 2016-2017 dhe ka luajtur 23 ndeshje.

Po në një reagim në rrjetet sociale, vetë klubi thotë se nuk bëhet fjalë për asnjë borxh të prapambetur, por për një çështje në të cilën klubi ka qenë palë e tretë. Zyrtarët e klubit janë në bisedime me ata të FIFA-s për të zgjidhur këtë çështje.

Gjithçka u kuptua teksa klubi bardheblu tentonte të kryente një federim. Mësohet se sistemi i FIFA-s për raportimin e transferimeve kishte bllokuar afrimet e reja për bardheblutë. Tek Tirana u njoftua afrimi u Taulant Seferit. Mesfushori i kombëtares është pjesë e Young Boys.

U raportua se Tirana kishte gjetur akordin me klubin nga Berna për futbollistin. Young Boys e njoftoi dhe vetë futbollisti po bënte gati valixhen. Televizioni Klan mëson nga burime pranë lojtarit se ai nuk ka asnjë njoftim për këtë çështje ndërsa ai ka refuzuar oferta klube zvicerane, ruse dhe greke.

Tv Klan