Young Boys pengesa e fundit për grupet e Europa League
Tirana është një hap nga historia, pasi një fitore në fushën e Young Boys do ta kualifikonte në fazën e grupeve të Europa League. Trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo thotë se edhe pse lojtarët kanë zhvilluar pak ndeshje zyrtare janë gati për këtë sfidë.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e vështirë, po mendoj që lojtarët që kemi në dispozicion e kanë mundësi të përballojnë lojën. Është ekip që duhet vlerësuar maksimalisht me lojtarë të gjatë, e kemi analizuar kundërshtarin”.
Pritet që ndaj skuadrës zvicerane në portë të jetë Bekaj, ndërsa në mbrojtje në vend të Hoxhallarit ta nisë Ismailgeci. Muçi do të mbështetet nga Cobbina, Torassa dhe Cale.
Gerardo Seoane i Young Boys përpiqet të largojë vëmendjen nga synimi, kualifikimi në fazën e grupeve.
“Ne dimë se çfarë rrezikojmë në këtë ndeshje, por nuk duhet të përqendrohemi këtu, por në paraqitjen tonë. Duhet t’i ushtrojmë presion prej fillimit kundërshtarit që të krijojmë sa më shumë mundësi shënimi për të arritur objektivin tonë”.
Kundërshtari ka më shumë përvojë në aktivitetet kontinentale, ndërsa në vitet e fundit është përfaqësuar rregullisht në fazën e grupeve të Champions dhe Europa League. Sfida Young Boys – Tirana starton në orën 20:30.
Tv Klan