Tirana Parking iu bashkua sot nismës për dhurimin e gjakut në ndihmë të sëmurëve me talasemi dhe atyre ne nevojë. Punonjësit e agjencise ne varesi te Bashkise se Tiranes, u sensibilizuan per te kontribuuar vullnetarisht në dhurimin e gjakut. Tirana parking është institucioni i gjashtë i Bashkisë së Tiranës që ka kontribuar në këtë nismë, pas APR-së, Policisë Bashkiake, DPN3, AMK dhe UKT.

Falë kontributit të institucioneve të Bashkisë së Tiranës, gjatë periudhës së verës është siguruar nje sasi e mire gjaku per te semuret, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ka bërë që problematika e furnizimit me gjak të mos ndjehet më gjatë periudhës së verës, ku dhe nevoja është më e lartë, si për shkak të sëmundjeve, ashtu edhe të aksidenteve. Ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se tashmë me kalimin e kësaj faze emergjente, institucionet e saj do ta kthejnë dhurimin e gjakut në një proces të periodik.

/tvklan.al