1500 qytetarë janë bërë pjesë e fushatës së dhurimit vullnetarë të gjakut për një muaj.
Në mbyllje të kësaj fushate të quajtur “Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë”, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se falë këtyre dhurimeve është kapërcyer një periudhë shumë e vështirë për mbulimin e nevojave me gjak, sidomos për fëmijët talasemikë.
Sipas ministres numri i dhuruesve vullnetarë përgjatë këtij muaji është 3 fishuar. Shqipëria ka 10.7 dhurime për 1000 banorë, ndërsa nevojat e vendit për gjak janë 20 dhurime për 1 mijë banorë.
Tv Klan