Mirel Josa nis punën te Kukësi
Tirana mund të vendosë për trajnerin në orët në vijim që do të zëvendësojë Nevil Deden, i cili u largua të hënën para ndeshjes me Laçin. Aventura e tij zgjati pak më shumë se 2 muaj. Brenda klubit bardheblu thonë se pritet një vendim pa bërë të ditur më shumë.
Ekipi u stërvit të martën nga drejtori sportiv, Tefik Osmani, ku në fushën kompleksit “Skënder Halili” zbritën ata që nuk u aktivizuan ose u përfshinë si zëvendësues ndaj Laçit. Ndërkohë Mirel Josa zhvilloi stërvitjen e parë si trajner i Kukësit.
Ai u zyrtarizua mbrëmjen e së hënës, ndërsa marrëveshja është 1 vit e gjysmë. Debutimi do të jetë ndaj Skënderbeut, një ekip që Josa e ka drejtuar në të kaluarën, duke e shpallur kampion dhe marrë pjesë në grupet e Evropa League.
Tv Klan