Përballë dhunës dhe e frikësuar, një grua u hodh nga kati i dytë i shtëpisë së saj në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Memo Meto”.
Burime zyrtare të policisë thonë se gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, ndodhet aktualisht në spital. Shkak për ngjarjen u bë dhuna nga bashkëshorti i saj 33-vjeçar, i cili u arrestua nga autoritetet policore.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia e Tiranës në një njoftim të shkurtër për mediat./tvklan.al