Tirana ka harruar si fitohet. Bardheblutë regjistruan barazimin e radhës në kampionat, pasi u ndalën nga Laçi me rezultatin 1-1.
Në ndeshjen e zhvilluar në Korçë, kryeqytetasit ishin vetëm pak sekonda larg fitores, e cila u “dogj” nga një autogol.
Jarmouni ishte “hero dhe djall” për skuadrën e Shkëmbit, pasi sulmuesi shënoi golin e avantazhit në minutën e 42-të, ndërsa në fundin e takimit, me një devijim, shkaktoi autogol.
Ky është barazimi i tetë për Tiranën në 10 ndeshje dhe mban vendin e shtatë me 11 pikë, ndërsa Laçi mbetet në fund të renditjes me 7 pikë të grumbulluara. /tvklan.al