Për të dytin sezon radhazi, çështja e titullit në Angli do të vendoset me foto-finish. Pas 37 javësh, Arsenal kryeson me një pikë më shumë se Manchester City, por me këto të fundit që kanë edhe një takim më pak të luajtur. Tablo që mban ende në tension tifozët, kryesisht ato londinez që shpresojnë tek ndalesa e Cityt për tu kurorëzuar kampion. Kampionëve të Anglisë i duhen të fitojë dy ndeshjet e mbetura për të mos e pasur vëmendjen tek ajo që bën Arsenali në krahun tjetër.

Topçinjtë thyen minimalisht 1-0 Manchester United për ta dërguar në 27 numrin e fitoreve këtë sezon në kampionat. Një ecuri e dyta më e mirë në histori, pas asaj me 29 fitore në sezonin 1970-1971. Fitore mbi të gjitha që mbërrin edhe pa pësuar për skuadrën e Mikel Artetës. Spanjolli duket se ka gjetur çelësin e mbrojtjes, pasi nuk e ka nxjerrë topin nga fundi i rrjetës në 11 ndeshje në transfertë këtë sezon.

Vetëm Chelsea i sezonit 2008-2009 me 12 ndeshje pa pësuar ka bërë me mirë se “komshinjtë” e tyre të qytetit. Në suksesin e radhës nuk mungoi Kai Havertz. Gjermani ka kontribuar në 14 gola të Premier League gjatë këtij viti kalendarik, për t’u pozicionuar në këtë renditje pas Kol Palmer me 19 kontribute gjatë kësaj periudhe. Humbja për “djajtë e kuq” ishte një goditje e fundit për trajnerin Erik ten Hag, skuadra e të cilit pësoi disfatën e 14 këtë sezon, e 9-ta në “Old Trafford”.

Klan News