Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Pas takimit me kryeministrin Ilir Meta artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit i kanë ndalur protestat e tyre, që zgjatën gati 10 ditë. Zgjidhjen atë e ka në dorë qeveria, por problem për ta mbetet kthimi në punë në TOB dhe largimin e drejtoreshës së këtij institucioni. Kështu ka deklaruar sot për Tv Klan, dirigjenti Bujar Llapaj.
Bujar Llapaj:- “Pas takimit me kryeministrin Meta, protestat tona nuk do të vazhdojnë në shesh. Problemi është se situata në opera nuk është bllokuar, sepse nuk jemi në të pushuarit nga puna por është sindikata, kori, orkestra, pjestar nga Ansambli dhe Baleti që nuk hyjnë në punë. Zhbllokimi i kësaj situate është largimi i stafit të Zana Çelës dhe rikthimi në punë i të pushuarve”.
Gazetarja:- Ju keni kërkuar edhe largimin e ministrit Rama.
Bujar Llapaj:- Në takim me kryeministrin, këtë pikë ne nuk e prekëm, nuk insistuam.
Gazetarja:- Ndërkohë PS ka kërkuar të rishikohet këtë javë projektligji për teatrin në parlament. Ç’mendim keni?
Bujar Llapaj:- Problemi është që edhe me kryeministrin hapi i parë që është, që neve tani gjithë ata që janë kundër projektligjit, konsiderohemi palë dhe do të konsiderohen edhe vrejtjet dhe sugjerimet tona që do të japim për këtë projektligj.
Problemi i nisur ditë më parë nga këta artistë ka bërë që sot ai të marrë fund dhe të rikthej te artistët mendimin e konsiderimit pjesë të projektligjit mbi teatrin./tvklan.al