Në Kosovë kanë nisur festimet për 25 vjetorin e Çlirimit. Autoritetet po zhvillojnë një sërë aktivitetesh të ndryshme ndërsa pjesë e tyre janë bërë edhe ish kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair dhe ish kryeministri i Italisë Massimo Dalema.
E para që i priti në një takim ishte presidentja Vjosa Osmani. Ajo doli në një konferencë për mediat bashkë me Blair ndërsa kujtoi përpjekjet e çmuara të ndërkombëtarëve për t’i dhënë Kosovës liri.
Pas presidencës ish-kryeministri britanik iu drejtua Kuvendit ku fjala e tij u parapri nga një duartrokitje e gjatë e deputetëve. Blair kujtoi vuajtjet e popullit të Kosovës dhe vlerën që pati çlirimi i vendit në verën e vitit 1999.
Në Prishtinë Tony Blair u prit në një takim edhe nga kryeministri Albin Kurti.
Klan News