Nga komuna Dajç kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli akuzoi Partinë Socialiste, se po përdor politikisht fatkeqësinë natyrore që përfshiu për më shumë se dy javë zonën e Nën Shkodrës.

Jozefina Topalli: “Është fund i moralit politik që të përdorësh fatkeqësinë natyrore për të bërë politikë. Kjo është fundi, fundi i këtij morali politik të manipulosh mbi fatkeqësinë natyrore”.

Znj.Topalli vizitoi Djaçin, një nga komunat më të dëmtuara, por që sot pas një konstatimi në terren situata ishte përmirësuar ndjeshëm.

Jozefina Topalli: “Unë shoh se ka një transformim të jashtëzakonshëm. Hyrja e qytetit ishte e pabesueshme, ta mendoje se para tre ditësh ai ishte i mbuluar në ujë, ndërsa sot s’kishte asnjë shenjë. Shteti ishte në këmbë dhe ju përgjigj momentit të vështirë. Ishte detyra e tij dhe e bëri siç i takonte”.

Banorët i konfirmuan znj.Topalli, se strukturat shtetërore ishin në gatishmëri të plotë gjatë gjithë ditëve të emergjencës civile, duke garantuar ushqim si për ta ashtu edhe për gjënë e gjallë.

Qytetar: “Ne kena pas mundësi e rreziku jetën. Kena pas mundësi me u dëmtu më rëndë, por ne na u gjetën në minutat më të shpejta, ju falënderojmë shumë”.

Qytetar: “Tani shumë mirë është. Faleminderit shume prej qeverisë”.

Qytetar: “Kanë punuar .. natë ditë siç e shihni edhe ju”.

Kryetarja e Kuvendit falënderoi banorët për të gjithë gatishmërinë e ofruar qeverisë në përballimin e suksesshëm të situatës së emergjencës civile./tvklan.al