Jozefina Topalli: “Natyrisht që askurrkush, as bijtë as ministri i fundit i sigurimit të shtetit, as ministri i fundit i Ramiz Alisë, as emrat e Xhelilëve apo të Hamdive apo të tjerëve nuk mund të guxojnë të cenojnë ligjshmërinë dhe punën e parlamentit të qeverisë dhe të institucioneve. Për ne s’ka gjë më të rëndësishme dhe gjë më të bukur se sa ta shohim demokracinë shqiptare funksionale, është një demokraci e pakthyeshme, ndaj dhe shteti ligjor është gjëja më e rëndësishme për ne, ajo është gjëja më e shtrenjtë dhe më e shenjtë për ne, kurrkush nuk mund të guxojë që të prekë këtë sistem.”/tvklan.al