Ministri i rendit Igli Toska ka paralajmëruar në njëkonferencë për shtyp se viti dy mijë e katër do të jetë viti i goditjes së fortë për krimin e organizuar në Shqipri dhe krysisht trafikut të drogës.
Igli Toskaj: “Viti dy mijë e katër për strukturat e policisë së shtetit, si viti i goditjes totale të trafikut të drogës që është caktuar si prioritet absolut, do të jetë viti i goditjes më të fortë i krimit të organizuar në Shqipri nëpërmjet një kordinimi më të mirë të të gjitha strukturave ligjzbatuse të shtetit dhe partnerve tanë ndërkombtarë.”
Toska është shprehur se do të vazhdojë fushatën kundër të inkriminuarve në polici duke njoftuar të tjera shkarkime dhe kallzime penale.
Igli Toska: “Do të vijojmë me masa administrative dhe propozim masash penale për të gjithë ata antarë të policisë të të gjitha roleve që janë të lidhur me krimin, që ju ofrojnë informacion organizatave kriminale, që janë të implikuar në korupsion material dhe në korruspion moral.”
Në lidhje me trafiqet e paligjshme në kufirin e Shqiprisë, ministri i rendit është shprehur se do të ketë dhe një ristrukturim të Drejtorisë së Kufirit duke konsideruar dhe shqetsimin e raporteve ndërkombtare. /tvklan.al