Tottenham u rikthye te fitorja në Premier League, teksa mposhti me shifrat e thella 4-1 skuadrën e West Ham, në derbin e Londrës.

Ndeshja nisi malore për “Spurs”, që e pa veten në disavantazh në minutën e 18-të, pas golit të Kudus. Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në minutën e 36-të me Kulusevskin.

Fraksioni i dytë nuk kishte shumë histori, me skuadrën e Postecoglu, që gjeti rrugën e rrjetës edhe tre herë të tjera, me Bossouma, Son Heung-Min dhe një autogol të Areola.

Me këtë fitore, Tottenham mban vendin e shtatë me 13 pikë, ndërsa West Ham renditet në vendin e 14-të me 8 pikë. /tvklan.al