Revoltë dhe hakmarrje! Janë këto dy elementë që psikologia Arjana Muçaj i sheh si shkaqe të mundshme për vetëflijimin e Alma Arrazit në Shkodër, bashkë me të vegjlit e saj. Përmes një lidhjeje për Klan News, ajo thotë se në rast se vërtetohet plotësisht veprimi ekstrem i nënës së re, atëherë ajo mund të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor.


“E shoh si një vuajtje shpirtërore, si një individ i pashpresë, që nuk sheh dritë në fund të tunelit dhe zgjidhja e vetme, është ajo ekstreme, humbja e jetës. Njihet në disa teori, nëna për t’u hakmarrë kundrejt bashkëshortit, nuk do që fëmijët të përjetojnë të njëjtën dramë. Një njeri që merr një veprim të tillë do të thotë se ka probleme të shëndetit mendor, për shkak të depresionit të thellë. Në shumicën e rasteve këta individë e ndërrmarin një veprim të tillë në heshtje, pa e reklamuar vendimin. Mendoj që ky duhet të ketë qenë dhe momenti që e ka bërë nënën të marrë këtë vendim.”

Përpos dyshimeve për dhunë psikologjike ose fizike nga bashkëshorti i saj Erdgys Arrazi, lidhja jashtëmartesore e këtij të fundit mund të ketë qenë ‘goditja finale’ për Almën.

“Patjetër, vjen si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshëm, ku individi ndihet i pashpresë, i pamerituar. Kur e kaplon dhe ndjenja e xhelozisë, shihet si një hakmarrje kundrejt palës tjetër, në rastin konkret nëse është e vërtetë një tradhti bashkëshortore kjo mund t’i ketë vënë kapakun. Xhelozia mund të ketë qenë dhe çelësi që e ka lejuar viktimën të kryejë aktin e vetëvrasjes.”

Nëse ka qenë në një ambjent ku dhuna ka qenë prezente gjithë kohës…Dhuna psikologjike është diçka që ne nuk e dallojmë dot, fëmija është dhunuar dy herë më shumë. Mënyra si fëmija e sheh situatën, si kërkon të qëndrojë me njërën ose palën tjetër, fillon e kupton kush është pala që abuzon dhe shton ndjenjën e urrejtjes ndaj njërës palë”, përfundoi Muçaj./tvklan.al