Trafik mjaft i rënduar u regjistrua këtë mbrëmje në aksin që lidh Elbasanin me Tiranën e më tej me verilindjen.

Më rëndë paraqitet situata nga autostrada që vjen nga Tirana, te rrethrrotullimi i Bradasheshit e deri në dalje të Elbasanit për nga lindja.

Shkak duket se është bërë festa e Krishtlindjes, por edhe festat e fundvitit.

Qindra familje nga kryeqyteti, por jo vetëm, duket se kanë zgjedhur qytetin e serenatave, Korçën për të kaluar Krishtlindjen.

Forca të shtuara të Policisë Rrugore të Elbasanit të mbështetura edhe nga shërbimet e tjera, vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë për të normalizuar trafikun.

Vitet e fundit Elbasani është mjaft i rënduar nga trafiku për arsye të mungesës së bypass-it.

Gjithashtu në këtë qytet kryqëzohen superstradat nga lindja dhe perëndimi dhe autostrada që lidh pjesën qendrore dhe verilindore të Shqipërisë me Tiranën.

Klan News