Trafik i rënduar, orë të tëra stresi për drejtuesit e automjeteve të ngecur në rrugë pa dalje.
Është ky refreni që vijon të shoqërojë pushimet e shqiptarëve sidomos gjatë fundjavave në plazhin e Golemit.
Ky varg kilometrik automjetesh është regjistruar pikërisht një ditë më parë në zonën bregdetare Golem-Plepa.
Punimet në këtë aks rrugor rreth 5 kilometra të gjatë që duhej të kishin përfunduar prej mese 1 muaji, por që vazhdojnë ende janë shndërruar në makthin më të keq për drejtuesit e automjeteve dhe pushuesit që pas një dite plazhi detyrohen të qëndrojnë për disa orë në vend numëro në mes të pluhurit në përpjekje për t’u kthyer në shtëpi.
“Shumë, shumë keq është. Ka rrumbullak kur kthehesh nga Durrësi për me ardh këtu ka 48 minuta deri këtu”.
“Punimet kryhen në kohë behari, dihet që dhe do të jenë këto probleme”.
“Kemi 1 orë që po presim në rrugë ne dhe ditë për ditë ne e bëjmë këtë rrugë”.
Zvarritja e punimeve dhe mungesa totale e sinjalistikës ka bërë që kjo rrugë të qëndrojë e bllokuar deri në orët e vona të mbrëmjes, duke u kthyer në një gangrene për pushuesit dhe qytetarët e shumtë./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro