Trafik tepër i dendur njerëzish dhe makinash në Portin e Durrësit. Në një ditë numërohen mesatarisht 2500 të ardhur dhe rreth 1000 makina. Sipas kryekontrollorit të portit Dilaver Shima, tashmë mund flitet se ka filluar fluksi i të kthyerve për festa, por ai akoma nuk ka arritur kulmin e tij.
Ky kulm pritet të shtunën dhe të dielën ku sipas prenotimeve të bëra në agjensitë detare mund të arrijnë dhe 6000 persona në ditë. Megjithatë këto 8 ditët e fundit në Portin e Durrësit kanë zbritur më shumë se 2 mijë vetë. Këtë vit fluksi i të ardhurve është shumë më i madh se sa vitin e kaluar./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora