Goditen nga policia e Vlorës dy raste të trafikut të qenieve njerëzore. 4 persona janë vënë në pranga 3 nga Ukraina, 1 nga Bjellorusia ndërsa është shpallur në kërkim edhe një 35-vjeçar nga Polonia.

Të arrestuarit sipas hetimeve policore rekrutonin persona të tjerë kryesisht nga Ukraina të cilët detyroheshin që të kryenin veprimtari të ndryshme përfshirë edhe shpërndarjen e drogës.

Të rekrutuarit ishin kryesisht të rinj.

Gjatë operacionit u sekuestruan 18 laptopë, 23 pasaporta e 4 mjete identifikimi ID si dhe 23 aparate celularë të cilët po ekzaminohen.

Klan News