Nga Roma, kryeministrja italiane Giorgia Meloni i ka sfiduar kundërshtarët e saj të së majtës me planet për të mposhtur trafikantët e qenieve njerëzore. Ajo iu drejtua përkrahësve të partisë së saj dhe të gjithë votuesve italianë që të jenë të kujdesshëm të dielën e ardhshme në zgjedhjet evropiane.
“Varet nga ju nëse Europa e Bashkuar do të vijojë të vuajë nën presionin e vazhdueshëm nga emigracioni i paligjshëm dhe të pa kontrolluar. Po na mashtrojnë me rishpërndarjen e azilkërkuesve një skemë që ka dështuar dhe është treguar jo efikase. Ne nuk do të lejojmë kurrë që trafikantët e qenieve njerëzore të jenë ato që të vendosin se kush duhet të hyjë dhunshëm në shtëpinë tonë. Ne do të kontrollojmë kufijtë tanë të jashtëm për të frenuar trafikimin në det të njerëzve pa shpresë.”
Kryeministres Meloni do t’i duhet që të merkurën për disa orë ta ndërpresë fushatën elektorale për t’u nisur drejt qendrave të pritjes së refugjatëve në Portin e Shëngjinit dhe në Gjadër. Mediat italiane theksojnë se që nga muaji nëntor, azilkërkuesit afrikanë që në vend të zbresin në brigjet italiane do të dërgohen drejt anës tjetër, atë Adriatikut.
Fakti që Meloni ka preferuar të fokusohet në Shëngjin e Gjadër shihet si një mesazh i qartë politik që vë në dukje edhe një herë rëndësinë që qeveria e saj po i kushton çështjes së flukseve migratore dhe menaxhimit të tyre.
Koha e vizitës në tokën shqiptare është po aq e rëndësishme. E vendosur vetëm tre ditë para zgjedhjeve, vizita e Melonit përfaqëson një mundësi të fundit për kryeministren që të konsolidojë mesazhin e saj për votuesit, jo vetëm në Itali, por edhe në komunitetin shqiptar.
Klan News