Një fëmijë 10 vjeç ka humbur jetën në Durrës këtë të hënë. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotme, te Shkëmbi i Kavajës. Dëmtimet kanë qenë shumë të rënda për të voglin, i cili ka humbur jetën menjëherë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie./tvklan.al