Të paktën tetë persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur para sfidës së Kupës së Kombeve të Afrikës mes Kamerunit dhe Komoros. Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihet turma e tifozëve të futbollit që shtyhen dhunshëm me njëri-tjetrin në portat e stadiumit kamerunas.
Nga 38 personat e plagosur, shtatë janë në gjendje të rëndë. Në mesin e të vdekurve është një fëmijë. Stadiumi ka një kapacitet prej 60,000 tifozësh, por për shkak të kufizimeve të Covid nuk ishte menduar të ishte më shumë se 80% i mbushur për ndeshjen e së hënës.
Sa i përket sfidës, Kameruni kaloi në raundin çerekfinal të Kupës së Afrikës, pasi arriti të triumfonte me shifrat 2-1. Në këtë fazë, vendasit do të presin Gambian.
Klan News