Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Në orët e para të ditës së sotme ka përfunduar transferimi i thesarit nga tunelet e Krrabës në godinën e Bankës së Shqipërisë. Operacioni është zhvilluar në masa të forta sigurie, ku për disa orë fshati Krrabë është rrethuar nga forca të shumta policie. Katër makina policie kanë transportuar në dy rrugë, pjesën e mbetur të thesarit pas vjedhjes.
Operacioni i transfermit të thesarit ka nisur para një jave si një nga masat kryesore për ruajtjen e thesarit, pasi tunelet e Krrabës u cilësuan si jo të sigurta për ruajtjen e arit dhe sendeve të çmuara. Ndërkohë sot trupi gjykues ushtarak i Gjykatës së Faktit në Tiranë ka dhënë masën e arrestit më burg pa afat për colonel Arian Bishqemi, akuzuar për shpërdorim detyre në skandalin e grabitjes së thesarit.
Seanca për masën e arrestit u zhvillua pa praninë e kolonel Bishqemit. Avokati i tij Arben Ristani ka paraqitur provat për ndryshimin e kësaj mase. Ai ka deklaruar se Bishqemi nuk kishte për detyrë inventarin e thesarit.
Avokat Arben Ristani:- “Ajo që vë unë re me keqardhje është që prokurorisë i intereson me këmbëngulje që ta datoj vjedhjen e thesarit në Mars të ’97 dhe ajo që nuk shkon në rastin e Bishqemit është që ai nga Marsi ’97 deri në fund të 2000, ka bërë relacione të vazhdueshme që thesari nuk ka qenë i vjedhur por thjesht ndodhej në kushte të vështira të ruajtjes. Derisa përfundimisht nga mungesa totale për ruajtjen e thesarit u bë e mundur vjedhja e tij në këmbim të viteve ’99-2000”.
Kolonel Arian Bishqemi pas masës së arrestit do të vazhdoj të qëndroj në qelitë e burgut 313, deri në përfundim të procesit gjyqësor të grabitjes së thesarit./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego