Transgjinori Luana ka qenë i ftuar në emisionin Historia ime në Tv Klan, për të treguar më shumë për jetën e tij dhe me problemet që është hasur gjatë jetës për t’u përshtatur me orientimin seksual. Ai ka folur edhe për marrëdhënien që ka me prindërit dhe si e kuptuan ata për orientimin e djalit të tyre.
Mirela Milori: Si je përpjekur t’ja shpjegosh të shtëpisë.
Luana: Ata e kishin kuptuar dhe përpiqeshim që të mos e ngacmonim njëri-tjetrin si për shembull pse vishesh kështu si femer apo me këto ngjyra, e kemi lënë pezull. Por unë e lëshova topin, duke dalë në televizion në 17 Maj para dy vitesh duke dhënë një intervistë të shkurtër me mikrofon. Përmes televizionit ata mësuan të vërtetën time. Në fakt ata e dinin, thjesht ata më panë të veshur, të lyer.
Mirela Milori: Çfarë ndodhi kur shkove në shtëpi?
Luana: Asnjë gjë, madje unë isha frikësuar dhe kisha mbajtur një tërheqje duke mos kontaktuar pak me familjen, duke menduar prit sa të qetësohen.
Mirela Milori: Po me babin si ka qenë marrëdhënia?
Luana: Babai im ka qenë njeri shumë i butë dhe i mrekullueshëm sepse nuk më ka privuar asnjëherë nga gjërat që unë dua. Sigurisht që ka ato shqetësimet e veta por nuk ka ushtruar dhunë apo ku di unë. /tvklan.al