Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dje dhe sot, tregjet ndërkombëtare valutore janë karakterizuar nga lëvizje kaotike dhe pa drejtim të qartë, duke krijuar kështu një paqëndrueshmëri në raportet e monedhave kryesore ndaj njëra-tjetrës.

Kështu dje në mbrëmje dollari amerikan arriti të vlerësohej me gati 0.8% ndaj monedhës së përbashkët euro duke e konsoliduar terrenin edhe gjatë mëngjesit të sotëm, por në mesditë dollari amerikan humbi gati 1 cent, brenda pak minutash ndaj monedhës së përbashkët europiane, për të rikuperuar sërish terren më vonë.

Dje në mbrëmje dollari amerikan arriti të vlerësohej dhe ndaj stërlinës dhe dollarit australian. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, monedha jonë kombëtare është vlerësuar sërish sot ndaj monedhës së gjelbër, ndërkohë që leku është vlerësuar lehtësish ndaj monedhës së përbashkët europiane./tvklan.al