Ulet mbi 20 Lekë nafta, në bursë bie 4 USD
Çmimi i karburanteve u ul ndjeshëm paraditen e të premtes në krahasim me ditët e fundit. Një litër naftë shitet me rreth 223 Lekë, nga 250 Lekë që është shitur mesatarisht gjatë kësaj jave.
Në disa pika, çmimi më i ulët ishte 126 Lekë për litër. Me i larti në 239.
Edhe në ndërkombëtare çmimi i naftës ka pësuar ulje. Por nuk është e qartë nëse tregtarët në Shqipëri kanë reflektuar nga bursa, nga protesta e qytetarëve apo nga paralajmërimi i qeverisë për të mos toleruar spekullimet.
Në bursë një fuçi naftë po shitet për 109 Dollarë, nga 113 Dollarë që u tregtua në mes të javës.
Çmimet janë rritur si pasojë e ndalimit të importit të naftës ruse nga Perëndimi, por organizata OPEC i qetësoi tregjet sot duke thënë se do të rrisë prodhimin.
Ulja e çmimit nuk është reflektuar tek gazi i lëngshëm i cili vijon të shitet nga 95-99 lekë për litër.
Tv Klan