Dhe java më emocionuese për të cilën luftuan të gjithë talentet e reja mbërriti. Nga 16 finalistë vetëm 3 ia dolën të prekin finale e madhe. Po flasim për Jet, Alis dhe Kleansën. Niki ishte gjysmëfinalisti i katërt, i cili ndërpreu ëndrrën vetëm një hap larg finales. Në këto katër muaj, spektatorët u mbërthyen në magjinë e këtij show të mrekullueshëm. Emocionet e këtij spektakli nuk njohën kufij. Nga Amerika në Japoni, nga Evropa në Afrikë, ‘X Factor Albania’ bashkoi shqiptarët në mbështetje të talenteve të reja të muzikës shqiptare.

Nga 30 konkurrentë në fazën e vilave të jurisë, 16 prej tyre morën “Po-të” duke siguruar një vend në netët Live në 3 kategori: Kategoria e Vajzave, Kategoria Mix dhe Kategoria e Djemve. Në kategorinë e Vajzave ishin finaliste: Kejsi, Wendy, Kleansa, Anisa dhe Luna. Në kategorinë “Mix”: Franku, Borana, Alba, Jetmiri dhe Ingridi. Në kategorinë e Djemve: Aldo, Niki, Kevin, Alisi dhe Genti.

‘X Factor Albania’ është një hap i rëndësishëm drejt karrierës artistike të gjithë konkurrentëve, duke shërbyer si një akademi për talentet e tyre. Mos e humbisni finalen e madhe më 19 prill. Kurorëzojmë së bashku fituesin!

/tvklan.al