Manchester City regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi mposhti skuadrën e West Ham në transfertë, me rezultatin 3-1.

Heroi i “qytetarëve” ishte Erling Haaland, i cili realizoi tripletë golash, për t’i dhënë triumfin skuadrës së tij.

Norvegjezi zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të, ndërsa 9 minuta më vonë vendasit barazuan shifrat falë një autogoli të Ruben Dias.

Në minutën e 30-të, ishte sërish Haaland, që riktheu avantazhin për skuadrën e Guardiolës, ndërsa në minutën e 83-të, vulosi takimin në 3-1.

Me këtë triumf, City kryeson renditjen me pikë të plota, pas tre javëve kampionat, ndërsa West Ham mban vendin e 14-të me 3 pikë të grumbulluara. /tvklan.al