Vllaznia triumfoi në klasiken e futbollit shqiptar, pasi mposhti Tiranën me përmbysje me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të në Superligë.
Në “Loro Boriçi”, ishte një sfidë me dy tablo, ku pjesa e parë foli për kryeqytetasit ndërsa e dyta për vendasit.
Haxxhiu zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të, me një supergol, duke i dhënë avantazhin Tiranën.
Megjithatë në pjesën e dytë, një super Bekim Balaj vendosi fatin e këtij takimi. Shkodrani barazoi shifrat në minutën e 51-të, ndërsa në të 85-ën kompletoi dopietën personale dhe përmbysjen për kuqeblutë.
Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e dytë me 34 pikë, po aq sa edhe Dinamo kryesuese. Tirana në krahun tjetër mban vendin e parafundit me vetëm 18 pikë. /tvklan.al