Presidenti i SHBA, Donald Trump do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në një samit të dytë në fund të muajit Shkurt. Lajmin e bën me dije Shtëpia e Bardhë, raporton BBC.

“Presidenti pret me padurim të takohet me presidentin Kim në një vend që do të bëhet i ditur më vonë’

’, njoftoi Sarah Sanders, zëdhënësja e ekzekutivit, pas një takimi 90 minuta në Zyrën Ovale mes Trump dhe krahut të djathtë të Kim Jong Un, Kim Yong Chol.

Nuk dihet ende vendi se ku do të mbahet samiti mes Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong-un.

Trump u takua me Kim Jong më 12 Qershor 2018, teksa Koreja e Veriut i ka qëndruar zotimit për të pezulluar provat bërthamore e raketore./tvklan.al