Vlerësimi nga një sondazh i Gallup
Donald Trump dhe Barack Obama kanë profile të kundërta si politikanë, por këtë vit ata i ka bërë bashkë admirimi që amerikanët kanë për ta. Në sondazhin e shoqërisë, Trump e Obama janë shpallur burrat më të admiruar për vitin 2019 nga amerikanët në gjithë botën.
Sondazhi tregon se secili prej tyre adhurohet nga një përqindje e njëjtë e amerikanëve, nga 18%. Siç duket në këtë tabelë, Trump e ka më të madhe përqindjen e mbështetjes mes republikanëve të tij, 45%, ndërsa Obama mbështetet nga 41% e demokratëve.
Ndërsa gruaja më e admiruar për këtë vit është ish-zonja e parë Michelle Obama me 10%, viti i dytë radhazi, por me një rënie të mbështetjes me 5%.
Megjithatë, thuajse çdo president gjatë dekadave të fundit ka qenë të paktën 1 herë në krye të kësaj liste, mes të cilëve edhe George W. Bush dhe Bill Clinton. Por kjo është hera e parë që listën e kryesojnë dy presidentë njëherësh.
Tv Klan