Pasi u shpall njeriu i vitit Donald Trump në një intervistë për revistën prestigjioze Time ka thënë se nuk është dakord me vendimin e administratës së Xho Bajden për përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi për të goditur territorin rus.
“Unë nuk jam shumë dakord me dërgimin e raketave brenda territorit rus. Pse po e bëjmë këtë? Ne thjesht po e përshkallëzojmë këtë luftë dhe po e përkeqësojmë atë. Kjo nuk duhej të lejohej të ndodhte.”
Teksa arritjen e një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës e sheh më të vështirë nuk ka të njëjtin mendim për konfliktin në Lindjen e Mesme.
“Mendoj se Lindja e Mesme është një problem më i lehtë për t’u trajtuar sesa ajo që po ndodh me Rusinë dhe Ukrainën. Dua ta them këtë përpara. Konflikti në Lindjen e Mesme do të zgjidhet.”
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump u shpreh gjithashtu se gruaja e djalit të tij Eric, Lara, mund të vazhdojë dinastinë politike të familjes.
“Unë mendoj se do të ketë një dinasti Trump.Lara ka qenë e mrekullueshme. Ajo është një grua e re dhe e angazhuar ne politike.”
Trump u shpall gjithashtu personi i vitit nga revista në vitin 2016, kur u zgjodh për herë të parë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Klan News