Ish-presidenti amerikan Donald Trump përballet këtë të hënë për herë të parë me një gjyq penal. Akuzat tanimë për të lidhen për pagesën që ai ka bërë ndaj aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels.
Pagesa prej 130 mijë dollarësh u bë gjatë fushatës elektorale të vitit 2016, kur Trump mori detyrën si president i Shteteve të Bashkuara. Ish-presidenti amerikan e pagoi në këmbim të heshtjes së saj, pasi nëse Stormy Daniels e rrëfente publikisht këtë aferë, mund të ndikonte negativisht tek zgjedhësit amerikanë. Por Trump akuzohet gjithashtu se nuk ka deklaruar detaje të shpenzimeve elektorale duke e kamufluar këtë rast si një pagesë për qëllime ligjore.
Ndër të tjera ai akuzohet edhe për një pagesë prej 150 mijë dollarësh, për të njëjtën arsye ndaj një ish-modeleje më herët. 30 mijë të tjera për recepsionistin e hotelit “Trump” në Nju Jork, i cili pretendonte se kishte dijeni për një fëmijë të jashtëligjshëm të ish-presidentit.
Ky gjyq është i pari në historinë amerikane që nis ndaj një ish-presidenti dhe rrezikon të ndikojë në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Klan News