Që në ditët e para të punës presidenti i ri i SHBA-së Donald Trump ka nënshkruar një sërë vendimesh dhe urdhërash ekzekutive.

Ndër to është edhe urdhri ekzekutiv që pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare të SHBA-së për 90 ditë.

Megjithatë duke se ky dhe asnjë nga vendimet e deritashme të presidentit Trump nuk e afektojnë negativisht Kosovën.

Kështu së paku kanë siguruar nga presidenca e Kosovës. Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina në një përgjije për TV Klan ka thënë se në një takim që shefja e kabinetit të presidentes Learta Hollaj ka zhvilluar me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ky i fundit e ka siguruar atë se në asnjë nga këto vendime aktualisht nuk e afekton Kosovën.

“Shefja e stafit të Presidentes Osmani, Learta Hollaj është takuar dje në Uashington D.C. me Alexander Kasanof, zëvendësndihmës sekretar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor nga i cili ka marrë konfirmimin se asnjë nga vendimet e deritashme të Presidentit Trump, tani për tani, nuk e afektojnë negativisht Kosovën”, shprehet Kupina.

Ky urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga Trump për pezullimin e ndihmës i jep hapësirë 3 mujashe për të shqyrtar të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare të SHBA-së nëse janë në përputhje me objektivat e tij politike.

Tv Klan