Analistët e konsiderojnë fitoren e Donald Trump si mjaft të veçantë për të vepruar ndryshe nga herën e parë, si kreu i Shtëpisë së Bardhë. Drejtoresha e Institutit Chatham House Thinktan, Bronwen Maddox, e sheh Donald Trump më të përgatitur për të arritur qëllimet e tij sesa në mandatin e tij të parë.
“Kjo është një fitore e jashtëzakonshme politike. Në mandatin e parë të tij Trump ishte në përpjekje për të gjetur së çfarë duhet të bënte. Por këtë herë, ai ka qëllimet e qarta”.
Maddox mendon se konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme mund të ndjekin rrugë të ndryshme pas zgjedhjes së Trump si president.
“Trump ka qenë një mbështetës i Izraelit. Jam e sigurt që Netanyahu është i kënaqur të shohë Trump-in dhe jo Harris-in në Shtëpinë e Bardhë. Trump e tha përsëri në fjalimin e tij të fitores se është shumë krenar që në mandatin e tij të parë nuk filloi asnjë luftë e re. Ai dëshiron t’i japë fund konflikteve për momentin”.
Për Maddox, Europa nuk mund të bëjë mjaftueshëm përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, për t’i dhënë Ukrainës sigurinë dhe për të penguar Rusinë të vazhdojë konfliktin. Po ashtu, sipas saj, presidenti i ri i SHBA mund të ndryshojë qëndrimet e Britanisë dhe europianëve ndaj Kinës.
Klan News