Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë publik emrat e 5 asevete digitale që do të përfshihen në një rezervë të re strategjive të kriptos në SHBA, duke rritur vlerën e secilës.
Trump tha se në urdhërin ekzekutiv që firmosi në Janar ku përshinte asetet digitale do të krijonin një rezervë monedhash duke përfshirë këtu edhe Bitcoin, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik ende.
Trump thotë se: “udhëzoi Grupin e tij Presidencial të ecë përpara me një Rezervë Strategjike të Kriptos që përfshin XRP, SOL dhe ADA. Unë do të sigurohem që SHBA do të bëhet Qendra e Kriptos në Botë”, ai më pas shtoi se: “Dhe, sigurisht BTC dhe ETH si kryptomonedha me vlerë do të jenë në zemër të Rezervës së Kriptos”.
Presidenti Trump që nga viti 2024 që fitoi zgjedhjet pas ofertave që i bëri ka fituar një mbështetje nga industria e kriptove dhe shumë shpejt i bëri prioritet politikat e tyre. Në kohën e ish-presidentit Joe Biden, rregullatorët goditën industrinë e tyre në përpjekje për të mbrojtur amerikanët nga pastrimi i parave.
Por analistët theksojnë se duhet një arsye për të vazhduar më tej, si përshembull indikacionet që Rezerva Federale e SHBA planifikon të ulë interesat ose një plan më të qartë nga administrata Tump pro-kriptove.
Trump do të mbajë Samitin e Parë të Kriptove këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë, por ende nuk është bërë e qartë se si do të funksionojë rezerva e re.
Por analistët dhe ekspertët janë në mëdyshje nëse kjo lëvizje është e nevojshme, ku një pjesë thotë se rezerva e kriptove mund të krijohet nëpërmjet Fondit të Stabilizimit të Këmbimit të Thesarit të SHBA që mund të përdoret për shit-blerjen e monedhave të huaja.
/tvklan.al