Ardhja e ish-presidentit amerikan Doanld Trump në pushtet kishte ngjallur shqetësim tek disa vende aleate të Uashingtonit lidhur me qëndrimin e SHBA-së ndaj luftës në Ukrainë.
Për të shuar këto shqetësime ish-presidenti Donald Trump telefonoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky me të cilin ka patur një marrëdhënie të ndërlikuar. Ai u zotua se do t’i jepte fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
“Unë e vlerësoj Presidentin Zelensky, sepse unë, si presidenti juaj i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, do të sjell paqe në botë dhe do t’i jap fund luftës që ka kushtuar kaq shumë jetë dhe ka shkatërruar familje të panumërta të pafajshme. Të dyja palët do të jenë në gjendje të takohen dhe të negociojnë një marrëveshje që i jep fund dhunës dhe hap një rrugë përpara drejt prosperitetit”.
Në një postim në rrjetet sociale Zelensky përgëzoi Trump për shpalljen zyrtarisht si kandidat i republikanëve për president të ardhshëm dhe dënoi gjithashtu atentatin ndaj tij në Pensilvani.
Trump ka deklaruar më herët se po të kishte qenë në detyrë kur Kremlini dërgoi trupa në Ukrainë në shkurt 2022, lufta nuk do të kishte ndodhur.
Klan News