Medi Bici apo Arben Micko do të marrin tani në dorë drejtimin e procesit të paragjyqësorit të 14 shtatorit. Meqë kryetari i trupit gjykues Sokol Pasho është larguar nga detyra e gjyqtarit të Faktit Tiranë me një detyrë tjetër në Ministrinë e Drejtësisë, tani detyrën e kësaj dosje duhet t’a marrë një gjyqtar tjetër.
Pas zyrtarizimit të largimit të Pashos, nesër pritet të hidhet në Gjykatën e Faktit, shorti për zgjedhjen e një tjetër gjyqtari për të marrë pjesë në trupin gjykues për 14 shtatorin, dosja e parë, por drejtimi i çeshtjes do të merret nga dy gjyqtarët e mbetur në trupin gjykues.
Dosja e parë për 14 shtatorin me akuzën pjesëmarrje dhe organizatorë në kryengritje, ka filluar para një viti e gjysmë. Në bankën e të akuzuarve ndodheshin 13 persona, politikanë, ish efektivë të policisë si dhe gazetarë. Me ndërrimin e një gjyqtari në trupin gjykues, procesi mund dhe të fillojë nga e para. Megjithëse në këtë dosje penale janë kapërcyer lista më e madhe e procedurave gjyqësore./tvklan.al