Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Tryeza e partive është mbledhur sot pasdite në hotel Tirana, për të diskutuar nëse do të ketë ndryshime në kodin zgjedhor. Ky diskutim është hedhur sot poshtë nga komisioni i ligjeve, ndërsa përfundimi lidhur me amendamentet shtesë të kodit zgjedhor, do të vendoset përfundimisht nga parlamenti. Por sipas partive të koalicionit qeveritar dhe opozitës, ligji zgjedhor ka nevojë për ndryshime, gjë që është kundërshtuar nga PS.

Sipas përfaqësuesit të PS Arben Malaj, në Kushtetutë, ligji i zgjedhjeve në parim ka si bazë proporcionalin, gjë që është miratuar në parim për partitë e vogla. Por sipas partive të vogla, si të koalicionit ashtu dhe të opozitës, brenda kodit ka mundësi abuzimi, nëse s’bëhen ndryshimet e duhura. Këto ndryshime prekin dy nene bazë të kodit zgjedhor. Miratimet priten për ndarjen elektorale, për listat e zgjedhjeve./tvklan.al