Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli, inspektim në tunelin e Llogarasë, për masat e marra me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

“Tuneli monitorohet 24 orë me kamera dhe matës të shpejtësisë, si dhe nëpërmjet grupit TNT, me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe menaxhimin e trafikut. Apeloj për qytetarët që të respektojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në tunel, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.”

Kreu i policisë rrugore u bëri apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit për shkak edhe të fluksit të madh të automjeteve në këtë aks i cili arrin deri në 20 mijë mjete në ditë gjatë fundjavës.

“Jemi në pikun e sezonit turistik, ka shumë fluks, sidomos në fundjavë. Arrijnë në 15-20 mijë mjete në ditë, gjatë fundjavës. Duhet të respektojmë rregullat e qarkullimit!”

Tuneli i Llogarasë me një gjatësi prej 6 kilometrash, jo vetëm lehtëson trafikun, por shkurton edhe kohën e udhëtimit Dukat-Palasë që bëhej për rreth 30 minuta, në vetëm 7 minuta.

Klan News