Turistët amerikanë që po vizitojnë Evropën kanë shprehur ndjesitë e tyre pasi Donald Trump u zgjodh president, duke shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm 4 vjet pasi ai u votua nga Shtëpia e Bardhë. Nga Roma, turistët thanë se zgjedhja e mandatit mund të sjellë unitet në vend përmes një tranzicioni ‘të qetë’.
“Unë mendoj se do të sjellë unitet në vendin tonë. Si Senati edhe Dhoma e përfaqësuesve do të bashkëpunojnë me presidentin tani, në vend që të punojnë kundër presidentit. Kështu që është inkurajuese’, u shpreh një turiste.
“Epo, unë mendoj se do të sjellë një ndjenjë qetësie për Shtetet e Bashkuara duke e ditur se ndoshta nuk do të ketë shumë pyetje për rezultatet. Dhe kështu mendoj se do të jetë e qetë”, tha një tjetër.
78-vjeçari Trump rimori Shtëpinë e Bardhë duke siguruar më shumë se 270 vota të Kolegjit Elektoral të nevojshme për të fituar presidencën, pas një fushate me retorikë të ashpër që thelloi polarizimin në vend.
Klan News