Roma njihet si kryeqyteti me monumente të bukura historike dhe arkitekturore në botë, por jo të gjitha janë aktualisht aq të aksesueshme si dikur.
Në kuadër të Jubileut të Kishës Katolike të planifikuar për vitin e ardhshëm, shumë monumente po i nënshtrohen restaurimit. Këtë e konfirmojnë edhe ata që drejtojnë grupet turistike në kryeqytet.
“Në fakt, është e vështirë t’u shpjegosh turistëve se kudo po restaurohet, por ajo që unë vë re kur turistët bëjnë shëtitje gjatë tureve të tyre në qytet, është se ata janë të zhgënjyer.”
Ndër monumentet kryesore që i nënshtrohen restaurimit janë sheshi barok Navona, por edhe shatërvani i njohur Trevi.
“Nga pikëpamja personale, pak zhgënjyese, por unë gjithashtu e kuptoj nevojën që këto janë monumente me vlerë dhe kanë nevojë për tu mirëmbajtur herë pas here. Tani për tani, është shumë e vështirë për të parë disa nga monumentet, ato janë të mbuluara plotësisht me skela dhe kjo e bën pak të vështirë.”
Megjithatë, miliona turistë vijojnë të vizitojnë Romën, dhe më shumë priten me fillimin e vitit të ri.
Klan News