Bashkia e Tiranës vlerësohet me çmimin “Kryeqyteti i Inovacionit” për qeverisjen vendore në edicionin e 7-të të çmimeve kombëtare “Angi-OSCAR”, i zhvilluar këtë javë në Romë.
“Tirana u vlerësua me çmimin e inovacionit për qeverisjen vendore. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme sepse vlerësohet përpjekja e skuadrës së bashkisë sonë, por edhe e të gjithë qytetarëve të Tiranës, për të prodhuar një qytet histori suksesi, për të prodhuar një qytet solidar, që e mban ritmin e rritjes demografike, duke u siguruar për të sjellë inovacion në shërbimet për fëmijët, çerdhe, kopshte dhe shkollat e reja që kemi ndërtuar. Jam vërtet krenar për të gjitha këto arritje!” tha Erion Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se pas disa titujsh radhazi në vitet e shkuara, në Janar 2025 Tirana nis përgatitjet si Kryeqyteti Mesdhetar, i Kulturës dhe i Dialogut.
Klan News